104 të vdekur nga covid-19, vetëm brenda një jave

22:38 | 19 Shtator 2021

Brenda një jave, në Kosovë kanë humbur jetën 104 persona si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

Në ditën e martë kishte rekord javor të numrit të vdekjeve, me 24 të vdekur nga Covid-19

Ndërsa, dita e sotme përgjatë kësaj jave ka regjistruar më së paku vdekje nga Covid-19, respektivisht 10, sipas raportit të IKSHPK’së.

Ndërkaq , për herë të parë që prej fillimit të valës pandemike në Kosovë. gjatë së dielës numri i rasteve aktive ka rënë nën 10 mijë.

Qendrat e vaksinimit këtë javë dhe javëve në vijim do të jenë të hapura edhe përgjatë të dielave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara