Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë tjerë dhe pronarë të firmave po dyshohen për “Marrje të ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Ai u arrestua nga krimet e Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ku sot zhvilluan një aksion policor në Brezovicë. Gjatë këtij aksioni u arrestuan dhjetë persona.
Më 2017, Nikoliq në Agjencinë Kundër Korrupsion, si kryetar komune, kishte deklaruar saktësisht 132 mijë e 231 euro e 58 centë para të gatshme të deponuara në tri banka, disa prej tyre në Beograd.
Përveç parave të gatshme, ai ka deklaruar se posedon edhe një stan në vlerë të 50 mijë eurove, si dhe një automjet në vlerë të 65 mijë eurove.
Ndërkaq, ish-kryetari i Shtërpcës ka thënë se të hyrat e tij vjetore janë 16 mijë e 156 euro. /arbresh.info



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...