10 pacientë nga Shqipëria po trajtohen me COVID-19 në Kosovë

10:00 | 14 Tetor 2021

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht nëpër të gjitha spitalet në vend janë të shtrirë 88 pacientë të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit, 10 nga ta janë nga Shqipëria, ku pesë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe pesë të tjerët në atë të Gjakovës.

Ndërsa, 52 nga pacientët janë në oksigjeno-terapi, ndërkaq tre në kujdes intensiv.

Njoftimi i plotë:

10 pacientë nga Shqipëria po marrin trajtim shëndetësor nga COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 5 në Spitalin e Përgjihshëm të Prizrenit dhe 5 të tjerë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.
Në klinikat COVID-19, QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 88 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë/arbresh.info/

Lajmet më të lexuara