Vuçiç mbërrin në Tiranë, shfaqet i acaruar në samit krah Ramës

09:46 | 6 Dhjetor 2022

Presidenti serb Aleksandër Vuçic ka mbërritur në samitin e BE në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

“Pas konsultimeve vendosëm të vinim e të diskutonim të gjitha çështjet dhe të kemi mundësi të themi se çfarë mendojmë dhe të mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe të negociatave me BE.

A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Nuk po them se nuk jam por jam vetëm realist. Ne jemi këtu për ti dëgjuar ata dhe në fund do shpjegoj qëndrimin e Serbisë.

Të lutem ki durim derisa të përfundoj përgjigjen. Është e rëndësishme që të marrim mbështetjen e BE për energjinë… këto janë sinjale të mira shenja të mira për të gjitha vendet tona në Ballkan. Të tjera nga ato që do të dëgjojmë është për strategjinë e Be në të ardhmen dhe kjo ka rëndësi të madhe për ne. Serbia është vend I pavarur ne I dimë vendimet tona. I njohim detyrimet tona.

Po ashtu kemi një situatë ndryshe sa I takon integritetit terriotorial të Serbisë që është shkelur në mënyrë të tmerrshme në 98-99.

Serbia është shumë pranë Rusisë është vend I pavarur nëse fakti që ne jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar do të thotë se ske për cfarë ta kritikosh.”

Shpërndaje në rrjete sociale