Nga ora 07:00 e mëngjesit nesër e deri në ora 15:00, të gjitha institucionet shëndetësore publike të Kosovës do të mbajnë grevë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, raporton arbresh.info
Shkas për këtë është mos marrja e asnjë përgjigjeje nga krerët institucional në lidhje me kërkesat e adresuara tashmë publike.
Njoftimi i plotë:
Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se deri në këto momente nuk është ofruar asnjë përgjigje e as nuk është caktuar ndonjë takim me krerët institucional në lidhje me kërkesat e adresuara tashmë publike.
Andaj Greva e Përgjithshme e caktuar për nesër e Enjte datë 25.11.2021 do të mbahet duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.
Këshilli Qendror Grevist kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë Grevës respektivisht solidarizim me punëtorët shëndetësor të cilët po e shfrytëzojnë një të drejtë ligjore për kërkesat sublime të tyre siq janë kushte më të mira për punë dhe mirëqenie sociale.
Grevën nuk e duam ne por atë po na e imponon injoranca e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Me respekt,
Këshilli Qendror Grevist./arbresh.info/
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...