Policia e Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, u bë pjesë e gëzimit të vogëlushëve në disa rajone vendit, përmes aktiviteteve të ndryshme edukative e argëtuese.
Në një atmosferë të mbushur me buzëqeshje, fëmijët patën mundësinë të takohen nga afër me zyrtarët policorë, të mësojnë për sigurinë, rregullat e komunikacionit dhe mënyrat për të parandaluar dukuritë negative që ndikojnë tek fëmijët dhe të rinjtë.
Pyetjet e tyre morën përgjigje të sinqerta, ndërsa respekti dhe mirëkuptimi u ndërtuan përmes bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar të jetë pranë qytetarëve pa dallim – veçanërisht pranë gjeneratave të reja dhe fëmijëve duke ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të bashkuar.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë