Google ADS

Policia thotë se sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri u krye nga një grup kriminelësh

14:59 | 1 Qershor 2023
Diellza Gashi

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj dy qytetarëve shqiptarë sot në veri të Mitrovicës.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se viktimat kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në veri të Mitrovicës.

Sipas policsë, viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

“Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

“Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi”, përfundon policia./Arbresh.info/

 

Të ngjashme