Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar homologen Kroate, Marija Pejčinović Burić, për marrjen e Kryesimit të Këshillit të Evropës nga Kroacia.
Përmes një postimi në facebook, Paollia ka thënë se kjo është një mundësi te re dhe rrethana te favorshme për vazhdimin e procesit te anëtarësimit te Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kam uruar homologen time Kroate, Marija Pejčinović Burić, për marrjen e Kryesimit të Këshillit të Evropës nga Kroacia, shtet me të cilin tradicionalisht kemi pasur marrëdhënie të afërta dhe strategjike, dhe hap një mundësi te re dhe rrethana te favorshme për vazhdimin e procesit te anëtarësimit te Kosovës në Këshillin e Evropës. Rruga e Kosovës drejt KiE është ne drejtimin e duhur dhe është e pandalshme, përderisa synimi ynë është anëtarësimi në BE.
Misioni dhe vlerat qe mbron KiE e plotësojnë aspiratën tone për integrim ne Evrope.
E falënderoj gjithashtu Danimarkën qe deri tani e ka pasur kryesimin e KiE-se.”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut
Ambasadori i Francës bën homazhe në Reçak, shpreh mbështetje...
Rihapja e hapësirës ajrore, kompanitë vazhdojnë të shmangin ...
Kremlini: Trump ka të drejtë, Zelensky po e bllokon paqen
Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje...
Oda e Infermierëve dënon ashpër sulmin ndaj stafit shëndetës...