Obiliqi ‘mirëpret’ vizitorët me grumbuj bërlloku

15:54 | 5 Gusht 2018

Kushdo që vendos ta vizitojë Obiliqin, gjëja e parë me të cilën do të përballet janë grumbujt e bërllokut në qendër të qytetit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi në të cilat shihen grumbulli i mbeturinave në hyrje të qendrës së qytetit.

Sipas qytetarit, kjo pamje është e shpeshtë në qytet për shkak se në këtë vend hidhen mbeturinat e lokaleve që gjenden afër.

Po ashtu, qytetari ka treguar se kontejnerët e mbeturinave këtu pastrohen vetëm dy herë në javë, e që, sipas tij, është e pamjaftueshme.

Këto janë fotografitë që dëshmojnë për gjendjen e rëndë me mbeturina në hyrje të qytetit të Obiliqit./kallxo.com/

Lajmet më të lexuara