Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, në Kosovë deri më tani janë infektuar 15 mijë e 472 me këtë virus.
Derisa 13 mijë e 278 persona kanë arritur që të shërohen nga virusi korona, janë edhe 622 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.
Kurse, 1 mijë e 572 është numri i rasteve aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Istogut 5 raste, komuna e Kamenicës 4 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...