Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti vetëm për dreka zyrtare Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar hiç më pak se 67 mijë euro, derisa për akomodime të deputetëve të Kuvendit gjatë udhëtimeve jashtë vendit buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 91 mijë e 187 euro
Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti 2 milionë e 39 mijë e 978 euro të buxhetit shtetëror janë shpenzuar për pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për pagat e administratës së Kuvendit janë shpenzuar 1 milion e 108 mijë e 767 euro e për stafin mbështetës politik 405 mijë e 360 euro.
Totali i shpenzimeve për pagat e tyre kap shifrën e 3 milionë e 554 mijë e 106 eurove.
Në raportin gjashtëmujor financiar të Kuvendit, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se nuk është lënë anash as shtrimi i drekave zyrtare, për të cilën kategori janë shpenzuar 67 mijë e 424 euro.
Ndërkohë, akomodimet e deputetëve të Kuvendit gjatë udhëtimeve jashtë vendit buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 91 mijë e 187 euro. Të zgjedhurit e popullit nuk janë treguar më dorëlirë as për shërbimet tjera./Zëri/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...