KFOR’it turk në Reçak, gjuhën shqipe e radhisin të fundit

12:19 | 1 Gusht 2018

KFOR’i turk, si investitor i rrugës nga Kompleksi Memorial i Reçakut deri të “Kulla e Lirisë” në Shtime, e ka vendosur një tabelë informuese për ndërtimin e kësaj rrugë, që përbën skandal.

Gjuha Shqipe, si gjuhë e parë zyrtare me kushtetutë, është vënë në radhë të fundit, gjegjësisht të katërt, në tabelën informuese për ndërtimin e kësaj rruge në komunën e Shtimes, shkruan Gazeta Express.

Tabela që tregon se rruga në fjalë është me gjatësi prej 1.5 kilometra është ndërtuar nga ana e KFOR’it turk në Kosovë dhe është e hapur për përdorim me datën 26 korrik 2018, fillimisht shkruan në gjuhen turke.

Më pas, e njëjta gjë është e shkruar në gjuhen serbe dhe angleze. E tek në fund në shqip, raporton Gazeta Express.

Pa marrë parasysh këtë, të hënën, në prerjen e shiritit të këtij investimi të KFOR’it turk bashkë me kolonelin Cem Sinan Barım, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit komunal të Shtime dhe pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës. /gazeta Express/

Lajmet më të lexuara