Gjendet pa shenja jete një person në Klinë

12:36 | 1 Korrik 2018

Gjatë ditës së djeshme një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë, njofton raporti  policor.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa rasti po cilësohet në polici si “hetim i vdekjes”.

Në raportin e Policisë thuhet se në oborrin e shtëpisë se tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ,ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara