Google ADS

Faton Peci i përgjigjet Mustafës: Ju kemi arkivuar politikisht, e shpëtuam vendin nga soji yt

11:55 | 3 Shkurt 2022

Faton Peci nga Lista Guxo i është përgjigjur ish-bashkëpartiakut të tij, Isa Mustafa, për, siç tha ai, ofendimet ndaj tyre në një emision televiziv.

Peci i ka thënë se nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi.

Postimi i plotë i Pecit:

Isa Mustafën as pensionimi politik nuk po e lë të qetë. Rri i qetë dhe mos pështyj e ofendo në mediume, sepse vetëm sa na e rritë krenarinë që ty dhe shokëve të tu, ju kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike.

Kohën për mendime politike e ke harxhuar tashmë, me një fund të palavdishëm. Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi. E kuptoj ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i keni shkaktuar vendit me aleatët tuaj tradicional, porse nuk e kuptoj turrin tënd që të mbash moral politik.

Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë.

Ndryshe, Isa Mustafa ka thënë se ai e ka rritur LDK-në me vota./arbresh.info/

LEXO EDHE

Isa Mustafa: LDK-ja me mua u rrit, asgjë në Kosovë nuk u bë pa ne – Arbresh.info