Fadil Vokrri nesër varroset me nderime shtetërore

13:45 | 9 Qershor 2018

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook, ka bërë  se ka autorizuar Protokollin e shtetit që të organizojë ceremoni shtetërore të varrimit, në shenjë nderimi për legjendën e sportit tonë Fadil Vokrrit.

Postimi i plotë:

“Në bazë të kompetencave të mija, kam autorizuar Protokollin e shtetit që të organizojë ceremoni shtetërore të varrimit, në shenjë nderimi për legjendën e sportit tonë.
Republika e Kosovës e ka për obligim nderimin dhe respektin për figurën e Fadil Vokrrit.

Vokrri i dha frymë edhe shtetësisë së Kosovës duke u angazhuar cdo moment për ndërkombëtarizimin e sportit tonë. Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA pa dyshim ishte meritë e angazhimit të tij të madh. Emri i tij i respektuar në futbollin evropian i mundësoi Kosovës qasje më të lehtë aty ku e ka vendin, andaj Vokrri meriton nderimin dhe respektin e të gjithëve”./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara