Drejtori i Policisë: Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit për operacionin në veri

16:41 | 13 Tetor 2021

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është deklaruar pas tensioneve në veri të Mitrovicës.

Ai thotë se operacioni që është zhvilluar në veri të vendit, ka filluar rreth një vit më parë.

Sipas tij, ka pasur rrjedhje të informacionit, e cila nga organet e rendit është duke u hetuar.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka filluar zbatimi i planit operacional kundër luftimit të grupeve kriminale, në gjashtë lokacione, në Prishtinë, Në Mitrovicë të jugut dhe të veriut dhe në Pejë, ku janë konfiskuar mallra dhe arrestim të disa personave. Janë bastisura shtëpi, magazina dhe lokale të ndryshme. Grupet kriminale janë grumbulluar dhe kanë hedhur shok bomba, kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë gjuajtur me bombola të gazit. Pas gjitha këtyre masave, policia është detyruar t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Ka pasur rrjedhje të informacionit, e cila është duke u hetuar nga organet e rendit. Wshtw e vërtet qe ne kemi marr informacion qe gazetaret kanë pasur telashe të caktuara. Ne momentin që ne i kemi kontaktuar dhe kemi arrit me pas kontakt me ta ata vetëm se janë tërhequr. Do ta tërheqim çdo njeri që është në rrezik”, thotë ai./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara