Bogujevci: Të bëhet çmos që të gjenden të pagjeturit

10:43 | 27 Prill 2018

 

E mbijetuara e masakrës së familjes Bogujevci, Saranda, në seancën kur po bisedohet për temën e të pagjeturave në emocione ka thënë se duhet të behët çmos që familjarët të dinë për fatin e të pagjeturëve të tyre, raporton Arbresh.info/

“Përgjegjësia është shumë e madhe duke u nisur nga personat përgjegjës që nëpër të gjitha aspektet që kanë kaluar qeveritë tonë nëpër bisedime me Serbinë.Çështja e të pagjeturve u është dashur t’i përplaset në fytyrë në çdo moment, sepse ata nuk janë të interesuar të pranojnë krimet që i kanë bërë.Serbia nuk do të pranojë fajin, nuk do ta pranojë që kryer krime, që ka informacione se ku mundemi të gjejmë trupat.Kjo duhet të jetë mësim se çka duhet të marrim ne e çka të punojmë që ta shtyjmë Serbinë, që ta merr përgjegjësi.I bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që ti bëjnë presion Serbisë që kjo çështja e të pagjeturve të jetë prioritet dhe të merren hapa korrekt rreth kësaj çështje”..

Kjo temë është më rëndësi dhe duhet të bëjmë çmos që të mos i lëmë familjarët në këtë gjendje ka thene Bogujevci ..arbresh.info/

Lajmet më të lexuara