Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e vdekjes së tij.
Ahmeti ka thënë se politikat e udhëhequra nga Rugova i kanë dhënë shumë jo vetëm popullit shqiptar por edhe rajonit e më gjerë.
“16 vite më parë u nda nga ne Ibrahim Rugova, patriot, intelektual dhe kontribues i madh i çështjes kombëtare, presidenti i parë i Kosovës i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe personalitet që punoi drejt rrugës së pavarësisë, demokracisë, paqes dhe lirisë. Rugova udhëhoqi me shtetin e Kosovës drejt miqësisë me shtetet tjera të mëdha, rrugë kjo e cila sot e kësaj dite vazhdon t’i ruajë vlerat autoktone. E kujtoj me respekt dhe vlerësim të madh sepse na doli në ndihmë gjithnjë kur kishim nevojë. Politikat e udhëhequra nga Rugova i kanë dhënë shumë jo vetëm popullit shqiptar por edhe rajonit e më gjerë”, ka shkruar Ahmeti në facebook./arbresh.info/
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...