Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka folur sot për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Konjufca tha se deklaratat e fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj vetëm se e kanë vërtetuar pretendimin e Lëvizjes Vetëvendosje se Kosova ka humbur territor kur bëri korigjimin e kufirit me Malin e Zi.
”Deklaratat e kryeministrit para një jave, që Demarkacioni me Malin e Zi ishte një mashtrim vërteton pretendimin e Vetëvendosjes së Kosova ka humbur 8200 hektarë”.
”Janë bërë një vit që kur është themeluar kjo marrëveshje, dhe asnjë institucion shtetëror nuk është interesuar për këtë proces”.
”Nuk është që mungon vullneti politik i këtyre njerëzve për të dalë në terren. Ata janë të gatshëm të dalin dhe të identifikojnë gabimet e komisionit Meha”.
”Por çka ka munguar deri tani është vullneti i Qeverisë, për të dhënë dritën e gjelbër që ata të dalin në terren që në bazë të gjetjeve të tyre të japin një vijë të drejtë që na takon në kufirin mes Kosovës e Malit të Zi”.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/289539698611930/
A është Hantavirus kërcënim për Evropën? Shpërthimi i tij rr...
Sot prezantohet platforma digjitale për menaxhimin e mbeturi...
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...