Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ftuar Kosovën dhe Serbinë që të punojnë për një marrëveshje që do të sillte edhe njohjen reciproke të të dyja vendeve.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, në një deklaratë për 20-vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s që i dha fund edhe spastrimit etnik në Kosovë.
“Prishtina dhe Beogradi duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohjen reciproke dhe të heqin menjëherë pengesat ndaj përparimit”, deklaroi ai.
Sipas tij, e vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është një dialog midis fqinjësh që të synojë normalizimin e marrëdhënieve dhe t’i hapë rrugën Serbisë dhe Kosovës të kenë vendin e tyre të ligjshëm brenda komunitetit euroatlantik.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë gjatë gjithë këtij procesi, por i takon Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat e ardhshëm” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia e Bardhë u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të veprojnë tani e të mos ua lënë punën brezave të ardhshëm.
Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje
Kapen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 m...
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren: Sekuestrohen ari dhe argjend i padeklarua...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë