Ministrja në detyrë e MASHTI-t, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se deri më tash në objektet e Qendrës së Studentëve, e cila është shndërruar në karantinë, kanë qëndruar rreth 500 qytetarë, shumica e të cilëve pas testimeve për COVID-19, kanë rezultuar negativ.
Bajrami ka thënë se një pjesë madhe e personave të cilët kanë qenë në karantinë tashmë u janë kthyer familjeve të tyre.
“Në muajin e kaluar, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qendra e Studentëve, është vënë në shërbim të Ministrisë së Shëndetësisë për të shërbyer si karantinë për qytetarët tanë të kthyer nga vendet tjera. Si ministre e MAShTI-t e kam përkrahur këtë vendim duke ditur që kjo qendër plotëson kushtet e nevojshme për për t’u vënë në dispozicion të institucioneve të Republikës së Kosovës në përpjekjet për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID- 19. Gjatë kësaj kohe, në objektet e Qendrës së Studentëve, kanë qëndruar rreth 500 qytetarë, shumica dërmuese e të cilëve, për fat të mirë, pas testimeve të bëra për COVID-19, kanë rezultuar negativ. Një pjesë e madhe e tyre tashmë u janë kthyer familjeve të tyre dhe po vazhdojnë izolimin 14 ditor në shtëpitë e tyre. Uroj që edhe të tjerët që janë duke qëndruar ende në këtë qendër të rezultojnë negativ dhe sa më shpejtë të kthehen shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.
Bajrami ka falënderuar menaxhmentin e Qendrës së Studentëve, teksa ka lutur qytetarët të respektojnë vendimet e IKSHPK-së.
“Si ministre në detyrë e MAShTI-t, falënderoj përzemërsisht menaxhmentin e Qendrës së Studentëve, secilin punonjës, vullnetar dhe staf profesional mjekësor të angazhuar në këtë qendër për të ofruar përkujdesje dhe trajtim shumë njerëzor për të gjithë personat e vendosur në karantinë. Për fund, u bëj thirrje të gjithëve që të respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të qëndroni sa më shumë në shtëpitë tuaja. Në këtë mënyrë, ne i ndihmojmë mjekëve tanë që sa më lehtë të përballen me numrin e të infektuarve me COVID-19”.
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...