Vladimir Putin është gati të zbulojë ekzistencën e alienëve, pasi Donald Trump nuk ka pranuar të bëjë një gjë të tillë.
Steve Bassett, shefi ekzekutiv i grupit për hulumtime Paradigm, është i vetmi lobist i regjistruar në Shtetet e Bashkuara për zbulimin e alienëve, shkruan Daily Star, transmeton portali arbresh.info
Ai dhe konspiracistët të tjerë nga e mbarë bota besojnë se qeveria e Shtetetve të Bashkuara dhe e pjesës tjetër të botës kanë punuar për të mbajtur sekret ekzistencën e jashtëtokësorëve që nga incidenti Roswell në vitin 1947.
Teoria e tij është që vizitorët nga hapësira e jashtme kanë ndihmuar ushtarët anembanë globit që të zhvillojnë armë moderne.
Basset ka pohuar se autoritetet e SHBA-ve nuk do të thyejnë këtë “embargo të se vërtetës”, sepse “mund të shkelin kushtetutën”, si dhe mund të kenë një ndikim në fe, ekonomi dhe në sundimin e ligjit.
Por tani ai pretendon se Vladimir Putin mund të jetë në prag të zbulumit të asaj që konsiderohet si sekreti më i madh në botë.
Sipas zëdhënsit të institutit hulumtues, Basset mund të nxisë Presidentin rus që të bëjë njohjen e parë zyrtare në lidhjen me ekzistencën e alienëve.
Për mediat ruse, Basset ka thënë se do të zhvillojë një numër takimesh me grupet e aktivistëve të huaj gjatë qëndrimit të tij në Moskë, ndërsa ka shtuar se Rusia dhe Bashkimi Sovjetik gjithmonë kanë qenë të hapur ndaj fenomeneve mbinatyrore./arbresh.info/
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...