Një grup shkencëtarësh australianë bënë me dije se Toka po kalon nëpër një re radioaktive të madhe, e cila është lënë mbrapa nga një yll që po shpërthen përgjatë 33.000 viteve të fundit, transmeton arbresh.info.
Sipas një artikulli të portalit “ScienceAlert”, rezultatet e kërkimit shkencor të realizuar nga Universiteti Kombëtar Australian (ANU) janë publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Gjurmë të qarta të hekurit-60 (Fe-60), një izotop radioaktiv, u zbuluan në hulumtimin e kryer mbi llumrat 33.000-vjeçare të detit të thellë të marra nga shkencëtarët nga dy zona të ndryshme.
Zbulimi nënkupton hapësira po mbjell në Tokë prej 33.000 viteve të fundit “farat” e këtij izotopi të rrallë, i cili formohet vetëm në brendësi të një supernove.
Hekuri-60 shpërbëhet plotësisht në 15 milionë vite dhe është pikërisht prania e këtij izotopi radioaktiv, analizuar në dhjetëvjeçarët e fundit në materialet e lindura në fillesat e sistemit diellor (meteoritë etj), që shpuri shumë shkencëtarë të imagjinonin një orgjinë “shpërthyese” të sistemit tonë planetar.
Disa vite më parë, astronomët njoftuan zbulimin e pranisë së izotopit hekur-60 në hapësirën përreth Tokës./arbresh.info/
Nga rritja e shtesave për nënat tek heqja e masave të BE-së,...
“Prejardhja etnike, virgjiniteti, aprovimi nga familja”, çka...
Roberto Carlos i shtrirë në spital, kjo është gjendja e tij
Viti i Ri 2026 arrin në Zelandë të Re, pritet me spektakël f...
Ngritët aktakuzë ndaj B.T për krime lufte në Kosovë
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta m...