Një palë syze të Mahatma Gandhi janë shitur në një ankand me vlerën rekord prej 260 mijë paund.
Syzet u shitën përmes një oferte telefonike nga një koleksionist amerikan vetëm pas gjashtë minutash pasi kishin nisur ofertat.
Syzet e Gandhit pritej të shiteshin rreth 15 mijë paund, shkruajnë mediat e huaja.
Andrew Stowe i cili organizoi edhe ankandin tha se pronari i syzeve ishte një burrë i moshuar nga Mangotsfield i cili thoshte se paratë e fituara do i ndante me vajzën e tij. Syzet e Gandhit ishin trashëguar brez pas brezi në familjen e pronarit, pasi një i afërm i tyre u takua me Gandhin në një vizitë në Afrikën e Jugut në vitet 1920.
Hoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes s...
Guardiola ka një këshillë për Xabi Alonson
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...
Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë
Bayern kthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve, mposht Spo...
Krasniqi u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protes...