Qelibari në Rusi “mrekullia e tetë e botës”

13:03 | 9 Maj 2021

Qelibari i ndritshëm dhe i brishtë në Rusi, ka qenë frymëzim prej kohësh.

I mbrojtur nga ligji Prus duke filluar nga shekulli XIII, rrëshira e fosilizuar ishte një substancë e kërkuar për krijimin e objekteve mbretërore dhe fetare në të gjithë Evropën Lindore.

Dhoma e qelibarit është krijuar përmes një seri panelesh të punuara nga gjashtë tonë qelibar të montuara në muret me fletë ari e të zbukuruara me mozaikë dhe pasqyra.

Dizajnuar për mbretër në Prusi dhe Rusi, e humbur nga lufta në Gjermani dhe rilindur përfundimisht në një pallat të Shën Petersburg, dhoma mbetet një mister po aq magjepsëse sa qelibari vetë.

Dhoma e qelibarit u krijua fillimisht në fillim të Shekullit të XVIII si një dhomë e pasur me sipërfaqe 16 metra katrorë për Frederickun e parë, Mbretin e Prusisë.

Në vitin 1716, dhoma iu dhurua Carit Rus Pjetrit të Madh, dhe më në fund u zhvendos në Pallatin Catherine afër Shën Petersburg.

Mrekullia Barok Ruse u bë e njohur si “mrekullia e tetë e botës”.

Kur nazistët pushtuan Rusinë në 1941, ata çmontuan dhomën e qelibarit dhe e zhvendosën atë në kështjellën Königsberg në atë që ishte shteti gjerman i Prusisë.

Disa menduan se dhoma mund të ishte shkatërruar nga zjarri, por nuk u gjet asnjë gjurmë e djegies së qelibarit dhe u supozua se dhoma mbijetoi në fund dhe se ishte fshehur në bodrumin e kalasë ose ishte marrë diku tjetër.

Kërkimi për këtë dhomë vazhdoi për shumë vite me radhë. Në vitet 2000 u gjetën vepra arti dhe bizhuteri në disa pjesë të fshehura në bodrumin e kalasë së Rusisë, mirëpo ende nuk është gjetur kjo dhomë.

Sipas Tatyana Suvorova nga Muzeu Regjional i Qelqin në Kaliningrad tregoi se qelibari është material kompleks, i brishtë dhe që ndryshon me kalimin e kohës dhe sipas saj edhe po të zbulohej kjo do të ishte vetëm fakt i historisë e jo vepër arti pasi që veprat të tilla janë material i brishtë dhe kërkojnë trajtim delikat.

Kur u zbehen shpresat për zbulimin e saj, lindi një ide e re. Në vitin 1979, ish BRSS filloi rindërtimin e dhomës duke u udhëhequr nga dy sende origjinale të mbetura: një kuti e vetme relike nga dhoma; dhe 86 fotografi bardh e zi të hapësirës së bërë pak para Luftës së Dytë Botërore.

Rindërtimi i saj zgjati 23 vjet, mirëpo sot dhoma qelibar e rikrijuar gjendet e ekspozuar në Pallatin Catherine në Muzeun Shtetëror Tsarskoye Selo dhe Trashëgiminë në Shën Petersburg.

Qelibari është rrëshirë e tejdukshme, e fosilizuar dhe prodhuar nga pemët halore që janë shuar në periudhën terciare, ngjyra e tij është e verdhë.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara