Një 82 vjeçar ka kaluar pothuajse 30 vjet në një ishull të braktisur, pa ujë, elektricitet, rroba apo telefon.
Japonezi, Masafumi Nagasaki, i cili jetonte i vetëm në një ishull të Sotobonarit përreth 29 vjet, është detyruar të kthehet në civilizim, transmeton portali arbresh.info.
Pak para se autoritetet ta detyronin të largohej nga ishulli dhe dërgonin në spital, ai i tha Alvaro Cerezo, autorit të dokumentarit për jetën në vetmi, që ai nuk do të largohej kurrë nga ishulli.
“Nuk dua të iki prej këtu, do ta mbroj ishullin. Do të rrezikoj jetën time të mbroj këtë ishull. Kurrë nuk do të gjej një parajsë të tillë”, tha Nagasaki siç citohet nga portali neës.com, duke shtuar që ai nuk do largohet nga ishulli edhe nëse bota ndryshon./Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...