Një teknik i baterive kishte qenë në pauzën e drekës kur kishte vërejtur tymin që vinte nga kamioneta e tij. Por kulmi kishte qenë kur ky ishte afruar dhe ishte befasuar kur kishte parë se shishja e ujit kishte marr zjarr në veturën e tij.
“Kam shikuar dhe kam vërejtur se drita po përthyhej përmes shishes së ujit dhe ulësja e veturës kishte filluar të merr flakë”, ka thënë Dioni Amuchastegui në një video të cilën e kishte shpërndarë në faqen e Facebook-ut të kompanisë së tij me 13 korrik, transmeton Telegrafi.
Këto dëshmi tregojnë sa e rrezikshme është lënia e shishes së plastikës së ujit në veturë gjatë ditëve me diell.
Për këtë fenomen, edhe zjarrfikësit anë e mbanë botës janë duke i paralajmëruar shoferët. Në një test të kryer nga Departamenti i Zjarrfikësve të Oklahmoas, është zbuluar se shishja e ujit mund të arrijë nxehtësi deri në 250 gradë nëse lihet në diell.
Rreziku për të shkaktuar zjarr në veturën tuaj përmes shishes së plastikës mbetet i vogël, megjithatë zyrtarët thonë se mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë është duke mos e lënë shishen e ujit në veturë!
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes