Njeriu më i pistë në botë! Ja prej sa dekadash nuk lahet

12:38 | 24 Janar 2021

Ky është zyrtarisht njeriu më i pistë në botë!

Amoo Hadji është një mashkull nga Irani i cili prej disa dekadash nuk lahet.

Ai bën një jetë endacaku duke u zhvendosur vazhdimisht i shoqëruar vetëm nga një tip pelerine që ka hedhur supeve.

Hadji nuk lahet prej 60 vjetësh duke vendosur një rekord.

Nuk bëhet fjalë për një sëmundje por një zakon i marrë që kur ishte fëmijë.

Dhe pisllëku i ka dhënë efektet e veta!

Ai ka një lëkyrë të rreshkët ngjyrë hiri e cila është e plasaritur.

Duart dhe këmbët i ka gjithë kallo dhe mezi arrin të hapë sytë nga pisllëku.

Por ai ka edhe një zakon shumë të veçantë: i pëlqen të tymosë me llullë jashtëqitje kafshësh.

Ndër të tjera kur ai tymos duhan të zakonshëm i pëlqen të pijë pesë cigare njëkohësisht.

“Nëse një person normal do të jetonte vetëm një ditë si ai, minimum do ta zinte kolera, por ai ka fituar imunitet ndaj çdo lloj sëmundje”, tha njëri prej mjekëve që po studionin rastin e rrallë.

Për më tepër ndiqni videon e realizuar pak kohë më parë rreth këtij personazhi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara