Ngjyra e preferuar ju tregon marrëdhënien seksuale

22:50 | 20 Maj 2017

Personat që preferojnë këtë ngjyrë, janë një thesar i vërtetë. Ndjenjat e tyre janë intensive, janë të ngrohtë dhe shumë emocional dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve.

Pasi janë tepër sensual, në çdo kohë janë të gatshëm për seks. E vetmja gjë që është e rëndësishme në seks për ata, është që të kenë kohë të mjaftueshme dhe privatësi që të lëshohen në epsh. Por duhet patur kujdes se çfarë flisni para tyre, sepse janë të gatshëm t’i japin fund lidhjes nëse nuk u drejtoheni me respekt.

E kuqe

Personat që pëlqejnë ngjyrën e kuqe, janë tepër epshor në shtrat. Shumë shpejt eksitohen dhe e pëlqejnë të kënaqen në seks në të gjitha mënyrat. Kjo përfshinë edhe shumë eksperimente dhe nuk kanë fare tabu. Nëse eksitohen, nevojiten orë të tëra që të ftohen. Nëse në lidhje gjenden dy persona që adhurojnë këtë ngjyrë, do të vjen deri te fishekzjarret, i cili mund të turpëroj edhe adhuruesit më të mëdhenj të erotikës. Ky tip është dominues në seks.

E verdhë

Nëse ju apo partneri juaj jeni adhurues të ngjyrës së verdhë, kjo do të thotë se libidoja juaj është tejet komplekse, prandaj lehtë i përshtatet situatës dhe ndjenjave të momentit. Edhe pse janë epshor, më së shpejti janë në rolin e atyre që përpiqen të kënaqin partnerin dhe veprojnë si një anë pasive. Kanë potencial të madh seksual, por rrallë çlirohen mjaftueshëm që t’ia tregojnë këtë anës tjetër.

E zezë

Ata që preferojnë këtë ngjyrë, zakonisht nuk preferojnë të flasin shumë për seksin. Përveç kësaj, kanë disponim që u ndryshon shpesh dhe më së miri funksionojnë nën presion. Pasi e zeza nuk lidhet me libidonë, mundohuni të gjeni një ngjyrë tjetër të preferuar, për të zbuluar se çfarë në të vërtetë jeni në seks.

E kaltër

Adhuruesit e kësaj ngjyre janë partner të shkëlqyeshëm seksual. I kushtojnë vëmendje nevojave dhe dëshirave të palës tjetër, ndërsa seksin e konsiderojnë si art. Si meshkujt, ashtu edhe femrat që duan këtë ngjyrë, kënaqen në seks dhe janë adhurues të paralojës, por janë edhe shumë besnikë.

E bardha

Ata që preferojnë këtë ngjyrë, e pëlqejnë të bëjnë seks në errësirë, nuk kanë shumë vetëbesim dhe janë tradicional. Femrat që pëlqejnë të bardhën, më shumë preferojnë të bëjnë seks të veshura, ndërsa meshkujt as që mendojnë për seksin, nëse më parë nuk kanë bërë dush.

E gjelbër

Adhuruesit e kësaj ngjyre, duken të freskët dhe të pafajshëm në qasjen e tyre ndaj seksit. Meshkujt shpesh janë të ngathët në seks, por kjo u duket sharmante dhe e ëmbël. Dashnorët e ‘gjelbër’, janë të butë, por jo me epsh. Janë tepër besnik në lidhje.

Lajmet më të lexuara