Një vajzë është hakmarrë ndaj ish-të dashurit duke e gënjyer se ka një djalë me të.
Në fakt, fëmija ishte djali i shoqes së saj të ngushtë.
Tracey Hardy nga Macclesfield i tha ish-të dashurit John se ka qenë shtatzënë dhe mori djalin 5 vjeç të shoqes për ta mashtruar që t’i marrë para.
Këtë e konsideronte si hakmarrje pasi ai e la me një mesazh.
John krijoi një marrëdhënie të afërt me vogëlushin Tyler, të cilin e takonte shpesh dhe shpenzoi 15 mijë paund për kujdes, pagesa ligjore dhe për kujdestarinë e tij.
Në vitin 2017, ai e raportoi djalin në polici pasi e dinte të humbur.
Historia u transmetua në BBC ku policia hetoi rastin dhe zbuloi se ishte një mashtrim.
Tërësisht i zhgënjyer, John tha: “Kjo është gjëja më e keqe që kam përjetuar në jetë”.
Ndërkohë Tracey u dënua për mashtrim me dy vite burg.

Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...
Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosov...
Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet...
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...