Një dorëshkrim i lashtë i Kur’anit i paraqitur në veri të Turqisë po tërheq më shumë vëmendje dhe vizitorë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kur’ani, i shkruar në vitin 1191 për shkollat teologjike në rajonin e Anadollit të Turqisë, është i paraqitur në Muzeun Tokat në provincën veriore me të njëjtin emër. Mendohet të jetë i vetmi dorëshkrimi i Kur’anit i mbijetuar nga ajo kohë.
“Si një objekt i shkruar me dorë, është një model historik shumë i rëndësishëm i Anadollit. Asnjë muze tjetër në Turqi nuk ka një artefakt të këtillë”, tha për AA, Hayati Gönültaş, zv/drejtor i muzeut.Duke e quajtur Kur’anin 800-vjeçar “thesar të çmuar të kurorës së muzeut”, Gönültaş i ftoi të gjithë në këtë muze për ta parë këtë artefakt.
G7 shqyrton lirimin e rezervave emergjente të naftës për të ...
Rashiq kërkon falje, thotë se ngatërroi deklaratën për Manas...
Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokr...
Kurti: Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të ...
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...