Qeveria indiane ka vendosur të eliminojë 86% të parasë në qarkullim, duke bërë të pavlefshme 23 miliardë kartëmonedha. Në rast se do ti vendosnim mbi njëra tjetrën, këto kartëmonedha do të krijonin një mal, 300 herë më të lartë se ai Everest.
Qytetarët kanë kohë deri më 30 dhjetor të zëvendësojnë ato me kartëmonedhat e reja, të cilat ende nuk kanë dalë në qarkullim. Qeveria e Nardendra Modit vendosi të heqë nga qarkullimi kartëmonedhat me vlerë nominale të lartë për të luftuar korrupsionin.
Banka Qendrore e Indisë shpenzon çdo vit mbi 400 milionë dollarë për të prodhuar monedhën, ose 1.5% të industrisë globale të kartëmonedhave. Me lëvizjen e re, duke eliminuar një sërë kartëmonedhash, qeveria synon të reduktojë këtë kosto.
Një pjesë e 23 miliardë kartëmonedhave që do të eliminohen do të shfrytëzohen për qëllime industriale, kryesisht do të riciklohen. Pjesa tjetër do të asgjësohet. Një pjesë e vogël e prej tyre ndërkohë, ka vlerë të jashtëzakonshme për koleksionistët të cilët kanë filluar “gjuetinë”.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...