Janë shumë faktorët dhe elementet që ndikojnë mbi gjumin.
Një studim i kryer nga universiteti i Mançesterit ka zbuluar edhe më shumë; ngjyra e kaltër, një tonalitet i saj (cyan) nuk të lejon të flesh rehat, shkruan Bota.al.
Kërkuesit kryen një eksperiment me vullnetarë; i ekspozuan para gjumit me këtë ngjyrë dhe provuan se sa më intensive të ishte prezenca e së kaltrës, aq më e vështirë ishte të të zinte gjumi dhe e anasjellta.
Sa më i vogël ishte intensiteti, aq më e lehtë ishte të flije. Gjithashtu matën edhe nivelin e melatoninës, hormonit të gjumit në pështymë dhe zbuluan se ishin në nivele të ulëta kur ekspozoheshin para kësaj ngjyre.
Dhe më befasuese ishte zbulimi i këtij efekti që prodhohej edhe kur ngjyra nuk ishte e dukshme me sy të lirë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës