Një këlysh ujku i gjetur i mumifikuar në Kanadanë e veriut dyshohet se ka jetuar 56 mijë vjet më parë. Është ky përfundimi i fundit i shkencëtarëve. Këlyshi femër është zbuluar nga një minator në provincën Yukon në 2016-ën. Këlyshi ka qëndruar në acar për mijëra vjet.
Ajo është quajtur Zhur, që do të thotë ujk në gjuhën lokale. Shkencëtarët thonë se ky këlysh është mumja më e kompletuar e ujkut që njihet. Kjo pasi i kanë mbetur akoma qimet dhe dhëmbët.

“Praktikisht është 100% e paprekur. Ajo që mungojnë janë sytë”, tha profesoresha që drejtoi kërkimin shkencor, Julie Meanchen.
Duke përdorur disa teknika të ndryshme, ekipi pati mundësinë që të përcaktonte disa aspekte jetësore të jetës së këlyshit, që nga mosha e deri tek shkaku i mundshëm i vdekjes.
Gjetjet, e publikuara në gazetën Current Biology tregojnë se këlyshi dhe e ëma kanë ngrënë peshk ose salmon. Sipas analizave dyshohet se këlyshi i ujkut ka qenë nga 6 deri 8 javësh kur ka ngordhur.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...