Mund të mos besoni në rrëfimet me fantazma, por pas këtij tregimi, me gjasë do të ndërroni mendjen. Julie Cockroft (55-vjeçare) thotë të ketë qenë në gjueti të fantazmave me ekipin e saj, në pallatin “Spofort” afër qytetit Harogejt në Angli.
Julie thotë se kishte incizuar një femër nga ekipi i tyre, të kthyer me shpinë, kur ishte kapur nga dy duar të akullta, e afër saj ishte paraqitur koka e një qeni. Ajo nuk dëshiron që ta publikojë identitetin e kësaj gruaje, por thotë se ajo tani gjendet në një depresion të thellë.
Pallati “Spofort” ishte rrënuar gati tërësisht gjatë luftës civile, e cila kishte zgjatur nga viti 1642 deri në vitin 1646. Fotot e pallatit të pushtuar nga djajtë, Julie i kishte bërë dy vjet më parë. ajo merret me fenomene paranormale që nga rinia dhe thotë se kishte vetëm 11 vjet kur pa fantazmën e parë.
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...