Ja pse e kemi këtë gropën mbi buzë (VIDOE)

18:51 | 11 Qershor 2017

Shumica e njerëzve s’e dinë arsyen e kësaj grope që e kemi mbi buzë.

Kjo hapësirë mes dy anëve të mustaqeve quhet filtrum, transmeton arbresh.info.

Konsiderohet një pjesë e panevojshme e trupit, por tregon se si është zhvilluar fytyra gjatë kohës sa keni qenë në mitër.

Në fillim të jetës fetusi nuk ka fytyrë, kjo zgjat rreth 2-3 muaj.

Pasi fetusit i formohen sytë dhe hunda shfaqet filtrumi, dhe ndihmon që buzët dhe hunda të jenë simetrike.

Njerëzit nuk janë të vetmet krijesa që kanë filtrum.

Filtrumi është i pranishëm të thuajse të gjithë gjitarët.

Është po aq i panevojshëm është edhe te të gjitha kafshët, veç qenve dhe maceve.

Sipas shkencëtarëve kjo hapësirë u ndihmon që të nuhasin më mirë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara