Truri i njeriut vazhdon të punojë edhe pasi zemra të ndalet, me pak fjalë, truri e di se ju keni vdekur.
Studimi befasues është kryer nga shkolla e mjekësisë Stony Brook në Nju Jork, transmeton portali arbresh.info
Sipas shkencëtarëve, njerëzit që vdesin janë ende të vetëdijshëm për gjithçka që po ndodh rreth tyre.
Ata që i mbijetojnë një sulmi në zemër dhe janë kthyer pas vdekjeve klinike, dëshmojnë se ata e kanë ditur kohën kur mjeku ka shpallur kohën e tyre të vdekjes, që do me thënë atyre vetëm zemra nuk u ka punuar, ndërsa truri po.
Autori i studimit Sam Parniy tha se hulumtimi është kryer me njerëzit që “janë kthyer në jetë” dhe pas kësaj përvojë kanë shprehur dëshirën të ndihmojnë tjerët.
“Ata përshkruan përvojat e tyre kur panë punën e mjekëve dhe stafit mjekësor dhe u përpoqën t’i shpëtonin ata, sepse ata ishin të vetëdijshëm për gjithçka”, tha Parni për LiveScience.
Mjekët gjithnjë shpallin kohën e vdekjes kur zemra ndalon punën e saj, por truri vazhdon të mbetet i gjallë.
Kur një përson me sulm në zemër i jepet frymamrrje artificiale dhe masazh rreth zemrës, atëherë truri merr 50 përqind të oksigjenit të kërkuar.
Qelizat e trurit mund të jenë aktive për orë të tëra pasi zemra të ndalojë së punuari, thonë shkencëtarët./arbresh.info/
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...
‘‘E goditëm dikë’’, Tragjedi në aeroportin e Denver në SHBA:...
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershor...
Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ...