Gjermani: Kamarieri thyen rekordin, shikoni si mban 29 birra të mbushura plot (VIDEO)

21:54 | 4 Shtator 2017

Një rekord i ri është vendosur nga një kamerier gjerman, Oliver Struempfel i cili ka thyer rekordin botëror pasi mbajti 29 birra të mbushura në gota të mëdha 1 litër për një distancë për 40 metra.

Ai u mundua që të çonte numrin në 31, por dy gota ranë në minutën e fundit. Titulli iu dha nga ‘Instituti i Rekordeve në Gjermani.’

Oliver kishte muaj që stërvitej për të mbajtur sa më shumë gota me birrë për të mbajtur titullin e tij si ‘kamarieri që mban më shumë birra në vend.’

Lajmet më të lexuara