Katër orë është kufiri që nuk duhet kaluar përpara ekraneve të smartphonëve.
Në këtë konkluzion kanë mbërritur ekspertët, në bazë të një studimi të kryer mbi rreth 50 mijë adoleshentë, që janë edhe grupmosha që shqetëson më shumë përsa i përket varësisë së krijuar nga përdorimi i teknologjisë.
Qëllimi i punës kërkimore ishte të vertetohej nëse cënohet shëndeti mendor nga qëndrimi për shumë orë para ekraneve, dhe kjo gjë nuk është vërtetuar drejtpërdrejt, por ka një lidhje mes të dyjave, duke e patur një impakt.
Në analizë, një grup nxënësish e tejkalonin qëndrimin prej 4 orë, dhe ndryshe nga grupi tjetër që qëndronin më pak, kishin nivel stresi më te lartë, dhe vërehej përdorimi ose abuzimi i substancave narkotike në krahasim me moshatarët që e përdornin poshtë këtij kufiri kohor.
Në studim u morën parasysh natyrisht shumë faktore, dhe rezultati duhet të ndihmojë në krijimin e një tablojë më të qartë për përdorimin e teknologjisë nga grupmosha e adoleshentëve, që janë edhe me vulnerabël.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin