Aviatori amerikan Wiley Post, më 22 korrik të vitit 1933, përmbushi fluturimin e parë i vetëm rreth botës.
Fluturimi në avionin me një motor mbuloi një itinerar prej 25 mijë kilometrash dhe zgjati 7 ditë, 18 orë dhe 45 minuta.
Historiani i aero-nautikës Robert van der Linden, thotë se gjatësia e fluturimit të zotit Post nuk ishte e vetmja arritje
“Më e rëndësishmja, të paktën e parë nga këndvështrimi ynë, ishte aftësia e tij për të përdorur aparaturat në avion, veçanërisht, drejtuesin automatik, si dhe pajisjen radiofonike për orientim, e cila e ndihmonte shumë në drejtimin e avionit. Pa dyshim, përdorimi i drejtuesit automatik ia lehtësonte së tepërmi punën gjatë fluturimit”, tha ai.
Wiley Post humbi jetën në një aksident ajror në Alaskë në vitin 1935. Në këtë aksident vdiq edhe miku i tij, humoristi amerikan Will Rogers.
Mësohen të gjitha kombëtaret e kualifikuara për fazën e 1/8 ...
Një i vdekur dhe mbi 40 të plagosur nga përplasja e dy trena...
Numërimi i votave ndalet sot në ora 12:00, rifillon më 1 jan...
Osmani paralajmëron njohje të reja për Kosovën në fillim të ...
Tirana pa ujë për festa, shkarkohet kreu i Ujësjellësit
71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në ...