Një varrezë e lashtë me 40 mumie brenda arkivoleve në formë trupi janë gjetur në Luginën e Nilit në Egjipt, njofton Ministria e Antikiteteve.

Arkeologët, të cilët nisën punën e gërmimit në këtë lokacion vitin e kaluar, gjetën varrezën që i përket priftërinjve të Thothit, zoti i lashtë i hënës dhe mençurisë, si dhe anëtarë të familjeve të tyre me emra në hieroglifë, transmeton portali arbresh.info

Vendi i varrimit që është më i vjetër se dymijë vjeçar është zbuluar në qytetin e Minja, në jug të Kajros dhe përmbante kavanoza kanopike dhe sende të tjera funerare./Arbresh.info/



Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...