Sa më shumë njeriu vihet në kërkim të një forme tjetër inteligjente nëpër univers, aq më e fortë bëhet pyetja, a jemi të vetëm në këtë gjithësi?
Të vetmet përgjigje që jepen për këtë pyetje që stërmundon njerëzimin prej dekadash e shekujsh mbërrijnë nga teorite konspirative, ndërsa nga shkencëtarët ka një mori hipotezash.
E këtyre hipotezave u shtohet një e re, që mbërrin nga një shkencëtar rus. Alexander Berezin, një emër i njohur i fizikës botërore shtjellon idenë e tij. Ai sugjeron se qytetërimi i parë që do të zhvillojë teknologjinë për të udhëtuar mes yjeve pashmangshmërisht do të shfaroste qytetetërimet e tjera.
“Është njësoj si një ndërtues, që për të ngritur një pallat nuk pyet se do të shembë një hoje milingonash”, deklaron shkencëtari rus i Universitetit të Teknologjisë Elektronike.
Kjo, sipas tij, jo domosdoshmërisht do të thotë që jashtëtokësorët janë agresivë, apo të këqinj por thjesht nuk do ta vinin re ekzistencën tonë, nëse në një skenar të mundshëm do të mbërrinin në Tokë.
Për ta ilustruar akoma më mirë idenë e tij, sjell si shembull historinë njerëzore, fillimisht me kolonializimin dhe më pas me kapitalizmin, dy epoka të ndryshme që kanë shkatërruar kultura dhe qytetërime autentike me përhapjen e tyre./tch/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...