29 prilli në histori

07:56 | 29 Prill 2017

Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë viteve. Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në hisori, përcjellë arbresh.info

1091 – Beteja në malin Levunium. Perandori i Bizantit, Aleks i parë fiton ndaj peçenegëve – fitorja e vetme vendimtare e arritur nga një ushtri bizantine në më shumë se gjysmë shekulli – fitorja në Levunium (Turqi) shënoi fillimin e një rifillim të fuqisë dhe ndikimit bizantin, që do të zgjaste për 100 vjet, deri në shembjen e dinastisë Komnenian në mbarim të shekullit të XII.

1429 – Zhan d’Ark arrin në Orleansin e rrethuar. Qyteti kishte rëndësi strategjike dhe simbolike për të dy palët e konfliktit – francezët dhe anglezët kishin hyrë në një luftë 100-vjeçare. Pas 18 muajsh rrethimi, ndërsa anglezët pritej të fitonin, rrethimi ra 9 ditë pas mbërritjes së përforcimeve franceze me në krye 17-vjeçaren Zhan d’Ark. Ajo tha se Perëndia e kishte udhëzuar dhe ndihmuar për fitoren, të tjerët nuk e besuan dhe e dogjën në turrën e druve nën akuzat për herezi – dhe kur me kohë, kuptuan ç’kishin bërë, e shpallën heroinë dhe shenjtore.

1899 – Njeriu, i cili u bë një nga kompozitorët më të mirë të shekullit XX, Edward Kennedy Ellington, lindi në Uashington DC. Që në fillim; i pashëm, i ri, i veshur firmato, ai mori pseudonimin Dukë. Mbi 1 000 pjesë muzikore mbajnë emrin e tij. Mw 1940-n, fotografi shqiptaro-amerikan Gjon Mili drejtoi një nga filmat me Dukën duke interpretuar. Sipas Ellingtonit, i cili vdiq në vitin 1974, “ka vetëm dy lloje muzike: të mirë dhe të keqe.”

1922 – Zhvillohet kampionati i parë ndërkombëtar i peshëngritjes, në Talin, Estoni.

1967 – Muhamed Ali e refuzon thirrjen për shërbimin ushtarak. Në këtë rast i merret edhe titulli i kampionit.

1946 – Tokio. 28 ish-krerë japonezë, përfshi kryeministrin gjatë kohës së luftës, Hideki Tojom, akuzohen për krime lufte nga një gjykatë ndërkombëtare.

1980 – Vdes Alfred Hitchcock. Ishte regjisor i famshëm, producent filmash amerikano-anglezë dhe shkrimtar i librave me temë kriminalistike dhe horror.

1991 – Kroacia shpall pavarësinë nga Jugosllavia.

2004 – SHBA, nënpresidenti Dick Cheney dhe presidenti George W. Bush dëshmojnë para Komisionit 9/11, në një seancë me dyer të mbyllura, të paregjistruar, në Zyrën Ovale në Uashington.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara