Për disa aspekte, Suedia është parajsë për punonjësit. Suedia është një nga shtetet me kohën më të shkurtër të punës në Europë, vendi ku për herë të parë u prezantua leja e atësisë, pra edhe burrat kanë të drejtë të marrin leje kur bëhen prindër, si dhe shumë benefite të tjera.
Propozimi vjen së fundmi nga Per-Erik Muskos, anëtar i këshillit bashkiak të Övertorneå, qytet në veri të Suedisë, pranë kufirit me Finlandën. Propozimi thotë që punëtorëve t’u ofrohet pushim 1 orë në ditë, i paguar, për të shkuar në shtëpi dhe të bëjnë seks…ose diku tjetër.
“Ekziston gjithmonë rreziku që personat që marrin leje të bëjnë një shëtitje në vend që të bëjnë seks. Por, shumë studime tregojnë që të bësh seks, është një gjë e shëndetshme”, tha ai në një intervistë për një gazetë lokale.
Ai arsyeton propozimin e tij me faktin se qyteti po vuan nga reduktimi i popullsisë dhe deficiti i lindjeve.
“Kjo do të thotë se lindja e fëmijës duhet të inkurajohet. Perderisa seksi është gjithashtu një formë e shkëlqyer, që ka efekte pozitive tek njeriu, përse të mos i inkurajojmë punonjësit tanë, që të përdorin një orë pushim, për të shkuar në shtëpi, të bëjnë seks me partnerin e tyre’, shkruhet në gazetë.
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...