Zvicra e nis mbarë aventurën në Katar

13:12 | 24 Nëntor 2022

Zvicra ka filluar Botërorin në Katar me këmbë të mbarë, pasi ka mposhtur Kamerunin me rezultat minimal, 1-0.

Golin e parë dhe të vetëm për “Helvetikët” e shënoi pikërisht sulmuesi i lindur në Kamerun, Breel Embolo, ku pas një asistimi të bukur të Xherdan Shaqirit, shënoi në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 48-të.

Në përgjithësi, ndeshja ishte e baraspeshuar me dy skuadrat që sulmonin njëra-tjetrën, por, vetëm Zvicra arriti fitoren në fund.

Tani Zvicra gjendet e para në grupin G me tre pikë, ndërsa sonte nga ky grup do të luajë edhe një nga favoritët e Botërorit, Brazili, kundër kombëtares serbe, me fillim nga ora 20:00./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale