Anglia e ka mposhtur me lehtësi Uellsin me rezultat 3-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror.
Para ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Ahmed bin Ali”, asnjëra nga skuadrat nuk e kishte siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër, edhe pse Tre Luanët ishin në situatë më të mirë.
Sidoqoftë, të zgjedhurit e Gareth Southgate nuk lejuan asnjë befasi dhe e siguruan kualifikimin në 1/8 e finales nga vendi i parë në Grupin B.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa brenda 10 minutave në pjesën e dytë, Marcus Rashford e zhbllokoi rezultatin në minutën e 50-të.
Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden, pranoi një top nga Harry Kane dhe e dyfishoi epërsinë vetëm dy minuta më pas.
Edhe një tjetër gol në këtë takim e realizoi sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford në minutën e 58-të, ku asistues ishte Kalvin Phillips. /arbresh.info/
Klubi anglez heq dorë nga Isco, spanjolli vazhdon të jetë lo...
“Je e vetmja dashuri”, Getinjo dhe Ana Kabashi publikojnë du...
Rriten rastet e intervenimeve kirurgjike në zemër, rreth 500...
Java e 21-të nis sot me dy ndeshje në Superligë, vëmendja në...
Zelensky kërkon që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në ...
Moti sot në Maqedoni të Veriut