Detaje të reja për festivalin “Sunny Hill” janë shpalosur të hënën në Prishtinë. Organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa ka përmendur qëllimin e festivalit.
“Qëllimi i festivali është promovimi i vendit tonë, promovimi i i artistëve tanë dhe ndarja e skenës me artistë shumë të mëdhenjë botëror”, ka thënë ai.
Ai ka uruar për zgjerim të festivalit, raporton arbresh.info.
“Po shpresojmë që prej vitit në vit të jemi shumë më të mëdhenj dhe të jemi pikë referuese për regjionin”, ka shtuar ai.
Lipa ka paralajmëruar zgjerim të festivalit në 4 apo 5 ditë.
“Pritshmëritë nuk i kemi kaluar dhe besoj që Sunny Hill festival do të ketë rritje çdo vit. Shpresojmë që në vazhdimit të do të rrisim kohëzgjatjen e festivalit në 4 apo 5 ditë”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur për përformimin e këngëtares Dua Lipa, babi i saj ka thënë se do të shpaloset në vazhdim pjesëmarrja e saj apo ajo.
Ndërsa përfaqësuesi i birra Peja ka premtuar përkrahje të mëtejshme të këtij festivali.
Ndryshe, edicioni i dytë i festinalit Sunny Hill” do të mbahet në 2, 3,4 në Prishtinë./Arbresh.info/

Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...