Seminari 37-ë Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe nis me 20 gusht të këtij viti

15:11 | 25 Prill 2018

Seminari 37-ë ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe nis me 20 gusht të këtij viti

Drejtori i përgjithshëm i seminarit ndërkombëtar për gjuhën letërsinë dhe kulturën shqipe ka bërë të ditur datën e fillimit të këtij seminari, shkruan arbresh.info.

Seminari do të zgjatë dy javë dhe do të ketë ligjërime dhe kurse për gjuhën dhe letërsinë shqipe.

Ky lajm është bërë i ditur me anë të një postimi në Facebook nga drejtori i Seminarit Rrahman Paçarizi

Ky është postimi i tij:

SEMINARI XXXVII NDERKOMBETAR PER GJUHEN, LETERSINE DHE KULTUREN SHQIPTARE NIS ME 20 GUSHT 2018

Të nderuar kolegë e bashkëpunëtorë
Bashkëdrejtoritë e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, kanë përcaktuar temat boshte të edicionit XXXVII të Seminarit dhe disa nga aktivitetet qendrore.
Temat boshte të sesioneve shkencore:
Gjuhësi: Shqipja në diasporë – diaspora e shqipes
Letërsi: Topika letrare shqiptare
Kulturologji: Kultura në epokën digjitale
Temat e tryezave:
Gjuhësi: 50 vjetori i Konsultës Gjuhësore të Prishtinës
Letërsi: Skënderbeu në letërsinë shqipe
Kulturë: Edukimi medial
Si gjithmonë, gjatë dy javësh të mbajtjes së Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare organizohen kurse për mësimin e gjuhës shqipe për të huajt, ligjërata nga personalitete të studimeve albanologjike , shqiptarë dhe të huaj, referime me prezantime të të arriturave shkencore në fusha të ndryshme të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare jashtë temave boshte të sesioneve dhe tryezave dhe aktivitete të tjera.
Seminari nis më 20 gusht 2018 dhe mbaron më 31 gusht 2018 dhe mbahet në Prishtinë.
Drejtoria e SNGJLKSH
P.S.
Për detajet e konkurrimit dhe platformat e temave boshte Ju njoftojmë brenda javës.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara