Rrëfimi i pathënë për dashnoren e portretizuar nudo që shpëtoi Francën

11:09 | 7 Shtator 2018

Gjatë muajit maj të këtij viti, në mediat sociale u ekspozua një portret i një vajze.

Në Tëittër ajo morri mbi 61 mijë shpërndarje dhe u gjet se ajo ishte dashnorja e mbretit Charles VII, Agnes Sorel, transmeton portali arbresh.info

Agnes kishte guximin që në atë kohë të ekspozonte gjoksin e saj të majmë, por kush ishte kjo vajzë e “prapë”?

Sipas historianëve ajo është e njohur edhe si Dame de Beauté (Gruaja e bukur), e cila edhe ndryshoi rrjedhën e historisë.

E lindur në vitin 1422, nga një familje fisnikësh në Fromenteau në Touraine, bukuria “mbinjerëzore” e Sorelit e paraprinte atë. Siç shkruajti historiani Joseph Delort në vitin 1824, “reputacioni i bukurisë së saj të mrekullueshme shpejt kaloi kufijtë e Touraine dhe e afroi atë një pafundësi me zotërinj të mrekullueshëm”. Por, si një kurorë me shkëlqim luksoz, pamja e saj e jashtme ishte e përshtatshme vetëm për një mbret.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo ra në syrin e mbretit Charles VII. Në mesin e shumë veseve tjera, mbreti kishte dobësi për gratë e bukura.

Siç shkruan në vitin 1868, politikan dhe eseist François-Fréderic Steenackers, Charles VII kishte një turmë me dashnore anonime, ose më mirë një lloj haremi.

“Por Sorel ishte ndryshe, ajo nuk ishte vetëm mahnitëse, por ishtee dhe inteligjente dhe dashamirëse”, shkruan ai.

Shpirti i saj dhe ndikimi shumë shpejt e kapluan mbretin. Ajo morri pjesë në të gjitha festat zyrtare të mbretit dhe për më pak, asnjë dhuratë luksoze nuk ishte e tepërt për të.

Në mesin e dhuratave luksoze, besohet se ishte edhe një diamant shumë i kushtueshëm.

Shumë shkrimtarë të kohës, rivalët e kurorës, u kënaqën në thashethemet e çështjeve të paligjshme dhe të pabesi. Georges Chastellain, aleat i kundërshtarit më të madh të Sorel, Louis, Dauphin i Francës dhe djali dhe trashëgimtar i mbretit shkroi: “Të gjitha gratë e Francës dhe Burgundyve humbën shumë në modesti duke dashur të ndiqnin shembullin e kësaj gruaje”. Përmend, sigurisht, se “Duka i mirë” i Burgundisë që shërbeu gjithashtu kishte jo më pak se 27 dashnorë të tij.

Piktori Jean Fouquet kristalizoi imazhin e saj. Ajo ishte portreizuar në rolin e Virgjëreshës, pasi në atë kohë ajo konsiderohej si gruaja më e bukur në botë.

Charles VII ishte një mbret i padobishëm dhe koha kur sundoi ai, është koha më e trishtuar në historinë franceze. Sa i përket financave, shumë historianë thonë se ai ishte shumë i zënë me kënaqëjen e nevojave personale, sa kishte harruar vendin.

Por, sapo Soreli arriti aty, karakteri i mbretit ndryshoi.

“Charles VII kishte ardhur në pushtet shumë i ri dhe nuk e kuptonte as gjendjen dhe as detyrimet e tij, dhe duke u dukur i destinuar për mediokritet e përjetshme, ai zbluoi vetën sikurse me magji”, thonë historianët.

Gjatë kohës kur Sorel ishte dashnorja e tij, Franca pothujase kishte ndryshuar komplet.

“Sorel kërkoi nga mbreti që të hiqte dorë nga përtacia”, shkroi historiani Henri Martin në vitin 1855. “Charles më në fund u interesua për punën e tij dhe për të zbatuar ndjenjën e tij të zakonshme dhe shpirtin praktik për të dëgjuar këshillat e dobishme dhe për të pranuar, instrumente të mira qeverisjeje.”.

Megjithatë, kjo nuk zgjati. Kur Sorel vdiq në vitin 1450, vetëm 28 vjeç dhe që ishte shtatzënë me fëmijën e katër, edhe lavdia e Charles u varros bashkë me të.

Shpejt ai iu kthye zakonit të vjetër dhe haremit të tij.

Besohej se vdekja e Sorel ishte natyrale, por thashethemet e përhapura mbi helmimin e saj u konfirmua edhe  nga shkencëtari mjeko-ligjor Philippe Charlier në 2005.

Por kush e vrau atë?

Ishte Dauphin, më vonë Louis XI, që ishte i uritur për pushtet dhe që e bëri atë misionin e tij të jetës për të minuar sundimin e babait të tij.

Emri i Sorel është përmendur në shumë këngë dhe novela nga autorët francezë dhe zyrtarisht dashnorja e parë francezë nuk njihet vetëm për “gjoks dhe thithka”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara