Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të vizitës në Republikën e Turqisë, ka realizuar takime në Qendrën e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara, Institutin Yunus Emre, në Drejtorinë për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore (YTB) e cila është në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Turqisë dhe vizitë në redaksinë e gjuhës shqipe në Radio Televizionin e Turqisë (TRT).
Gjatë vizitës në Qendrën “Sami Frashëri”, e cila administrohet nga Ambasada e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë, Ministri Gashi takoi studentët shqiptarë që studiojnë në Turqi dhe pjesëtarë të komuniteti shqiptar që jetojnë në Turqi. Ai e cilësoi këtë qendër si një vatër që e ruan dhe kultivon trashëgiminë e kulturën shqiptare në Turqi.
Ministri i inkurajoi që të kultivojnë dhe mbajnë gjallë identitetin, gjuhën, kulturën dhe zakonet shqiptare edhe në Turqi. Tashmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e kulturës mes Kosovës e Turqisë është hapur rruga për më shumë aktivitete dhe ngjarje në fushën e kulturës, dhe ato do të gjejnë edhe përkrahjen e ministrisë, u shpreh ministri Gashi.
Ndërkaq, ministri Gashi u takua edhe me dy zëvendësdrejtorët e Drejtorisë për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore (YTB), Huseyin Gundogar dhe Sayit Yusuf, me të cilët ministri diskutoi për bashkëpunimin mes Kosovës e Turqisë në kuadër të përkrahjes profesionale për studentë të Kosovës që ata të arsimohen në fushën e Trashëgimisë Kulturore në universitetet turke, pasi kjo drejtori ndan bursa të plota studimi për studentët e interesuar të studiojnë në Turqi.
Kurse gjatë vizitës së ministri Gashi në Institutin Yunus Emre, në diskutimin e zhvilluar me kryetarin e institutit Seref Ates u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e aktiviteteve si në Kosovë ashtu edhe në Turqi duke mundësuar kësisoj njohjen më të madhe mes kulturave tona si dhe shkëmbimin e përvojave mes artistëve e performuesve të kulturës.
Ministri Gashi ka vizituar gjithashtu edhe Radio Televizionin e Turqisë (TRT) ku u takua me drejtorin e televizionit Ibrahim Eren, me të cilin diskutuan për mbulim më të madh nga ana e TRT-së të ngjarjeve që kanë të bëjnë me kulturën, trashëgiminë e gjuhën shqipe pasi që komuniteti shqiptar në Turqi është në një numër shumë të madh.

Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Sindikatat shpallin grevë në Itali kundër buxhetit
Parashikimi i motit për sot
Sot protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së...